Drejtori i Policisë viziton BIK-un: Uroj që paqja e harmonia të mbizotërojë në familjet tuaja

Drejtori i Policisë viziton BIK-un: Uroj që paqja e harmonia të mbizotërojë në familjet tuaja

Aktuale April 10, 2024 - 13:02

Sot për nder të festës së Fitër Bajramit pati shumë vizita në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Këtë institucion e vizitoi edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton Zeri.info.

Hoxha uroi të gjithë myslimanët duke iu dëshiruar shëndet, begati e harmoni.

“Kurse, myftiu Ternava, falënderoi z. Hoxha për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët mysliman, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë”, thuhet në njoftim. /Zëri