Imam i Xhamisë së Madhe: Shqiptarët kanë avancuar në aspektin kombëtar, kulturor e fetar
Foto: Laura Hasani

Imam i Xhamisë së Madhe: Shqiptarët kanë avancuar në aspektin kombëtar, kulturor e fetar

Aktuale April 10, 2024 - 12:40

Imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu ka diskutuar për rëndësinë e festimit të Fitër Bajramit dhe ndryshimin e festës që sjell çdo vit koha.

Sejdiu ka thënë se dita e Bajramit është një ditë e gëzimit dhe se vendi ynë është në një gjendje më të mirë sesa kur ka qenë periudha e paraluftës dhe menjëherë dhe pas luftës.

‘Pas një muaji agjërim të Ramazanit dhe angazhimeve tona. Është një ditë e gëzimit dhe bashkëpunimit që kemi pasur gjatë muajit të Ramazanit. Në veçanti  Festa e Bajramit e ka gëzimin dhe festimin e veçantë në të gjitha trevat shqiptare. Jemi në një gjendje më të mire kur kujtojmë peripetitë dhe vështirësitë e para luftës dhe pas luftës kur kemi dalur nga një shkatërrim prej luftës që na u është bërë.’, shtoi Sejdiu.

Sipas Imamit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet, shqiptarët kanë avancuar në gjitha aspektet pavarësisht se vështirësitë janë evidente, por që sipas Sejdiut ka ndikuar fati i historisë

‘Shqiptarët si asnjëherë më pare janë në një gjendje më të mire në çdo aspect, qoftë aspektin kombëtar, kulturor, fetar dhe gjitha fushat tjera. Vështirësitë janë evidente në çdo lëmi sepse kemi qenë një popull I ndarë dhe I cunguar padrejtësishtë prej fatit të histories së kaluar të popullit tone. Ky Bajram ka qenë më I mire se të tjerët më herët dhe në të ardhmen do të kemi festa më të mira dhe të organizuara më shumë se kjo’, shtoi ai.