Rama viziton Tërnavën: Uroj që kjo festë të sjellë paqe e harmoni

Rama viziton Tërnavën: Uroj që kjo festë të sjellë paqe e harmoni

Aktuale April 10, 2024 - 12:32

Në nderim të festës së Fitër Bajramit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Ai tha se ky ishte një takim i ngrohtë dhe se u përcollën mesazhe bashkimi dhe harmonie, shkruan Zeri.info.

“Patëm nderin t'ju urojmë Fitër Bajramin, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë kolegëve të tij. Ishte një takim i ngrohtë që përcolli mesazhe bashkimi dhe harmonie. 

Uroj që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë. 

Gëzuar Fitër Bajramin!”, thuhet në njoftim. /Zëri