Abdixhiku në BIK, uron Fitër Bajramin

Abdixhiku në BIK, uron Fitër Bajramin

Aktuale April 10, 2024 - 11:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Sot me bashkëpunëtor të LDK-së vizituam myftiun Tërnava dhe nëpërmjet tij uruam të gjithë komunitetit mysliman në Kosovë festën e Fitër Bajramit. Le të shpresojmë që lutjet e sakrificat dhe veprat e mira gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi por mbi të gjitha të punojmë që këto vlera të jenë të përditshme, që lidhja me njëri-tjetrin, me familjet dhe kontributin për vendin të jenë pjesë normale”, u shpreh Abdixhiku.