Konjufca viziton BIK-un, i falënderon për organizimin e jetës fetare në Kosovë

Konjufca viziton BIK-un, i falënderon për organizimin e jetës fetare në Kosovë

Aktuale April 10, 2024 - 10:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është takuar me myftiun Naim Tërrnava dhe ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Falënderova myftiun për kontributin e jashtëzakonshëm e shumë pozitiv që e ka dhënë gjithmonë BIK për organizimin e jetës fetare por edhe organizimin e islamit në shoqërinë tonë. Ky rol pozitiv i BIK ka qenë tradicionalisht kështu”, tha Konjufca.

Image

Tutje, kryeparlamentari gjithashtu falënderoi BIK që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritet e mbarësi.

“Falënderova gjithashtu që po kultivojnë dhe po vazhdojnë të kultivojnë njërën prej virtyteve i cili po tretet në çdo shoqëri të botës, e kjo është solidariteti dhe mbarësia. BIK po luan një rol të jashtëzakonshëm për tu vlerësuar nga populli jonë në aspektin e bamirësisë. Ata që janë më së shumti në nevojë që të kenë kujdesin edhe të shtetit por edhe të BIK”, shtoi Konjufca. /eo