Haradinaj viziton BIK-un: Gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi

Haradinaj viziton BIK-un: Gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi

Aktuale April 10, 2024 - 10:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit, duke thënë në Muajin e Ramazanit u dëshmua solidariteti dhe humanizmi.

“Kishim nderin të vijë këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës të takohem me myftiun Naim Tërnava dhe njëkohësisht në emrin tonë dhe shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegeve të urojmë Fitër Bajramin. Pra urime ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë ta gëzojnë shqiptarët gjithë bashkë. Vërtet gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi, u dëshmua sakrifica e solidariteti dhe njëkohësisht humanizmi. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri këto ndjenja gëzimi”, tha Haradinaj.