Haxhiu: Kushtetuta ka mision mbrojtjen e interesave të popullit pa ndikime
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Kushtetuta ka mision mbrojtjen e interesave të popullit pa ndikime

Aktuale April 09, 2024 - 16:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta ka misionin themelore për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se çdo shtrembërim apo neglizhencë e përdorim i gabuar i fuqisë së Kushtetutës, ulë kredibilitetin për të cilin siç thotë ajo nuk duhet lejuar.

“Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve”, ka thëë Haxhiu.