Pacolli uron natën e Bajramit: Duhet të mbajmë zemrën hapur dhe të respektojmë njëri-tjetrin
Foto: Laura Hasani

Pacolli uron natën e Bajramit: Duhet të mbajmë zemrën hapur dhe të respektojmë njëri-tjetrin

Aktuale April 09, 2024 - 16:09

Sonte është dita e fundit e Ramazanit.

Me këtë rast, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar natën e Bajramit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillemi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne.

“Sot është nata e madhe e Bajramit që i jep fund edhe muajit të shenjtë të Ramazanit. Për të gjithë besimtarët myslimanë, dhe veçanërisht për ata që kanë agjëruar me shpirt, lutem te Allahu i madhëruar që të pranojë faljen tonë dhe lutjet tona. Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillemi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne. Me fat nata e Bajrami”, ka shkruar Pacolli.