Ahmeti: Zjarrfikësve t’u përmirësohen kushtet dhe t’u paguhen beneficionet që u takojnë
Foto: Laura Hasani

Ahmeti: Zjarrfikësve t’u përmirësohen kushtet dhe t’u paguhen beneficionet që u takojnë

Aktuale April 09, 2024 - 15:42

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar pasi kryeministrit i vendit Albin Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës.

Përmes një postimi në rrejtin social Facebook, Ahmeti ka thënë se Qeveria ka për detyrë të përmirësojë kushtet e zjarrfikësve, duke përmendur pagesat e rrezikshmërisë, pagesat tjera që u takojnë me ligj, furnizimin me mjete etj.

Postimi i plotë:

Iftari i shtruar nga kryeministri, për zjarrfikësit e Kosovës, duhet përgëzuar dhe përshëndetur, si shenjë respekti për punën humane që bëjnë ata. Gjithsesi që ky dikaster ka nevoja urgjente, që duhen zgjidhur, madje me urgjencë.

Pagesat e rrëzikshmërisë, pagesat e tjera që ju takojnë me ligj, (ndërrimet e natës, festat zyrtare, puna në vikende), përmirësimi i kushteve, furnizimi me mjete dhe pajise që i plotësojn standarted për të kryer punen e tyre si dhe zgjidha e statusit të tyre, janë vetëm disa nga ato që duhet të trajtohen dhe marrin epilog.

Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtilla, në mënyrë që zjarfikësit të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.