BE-ja Listës Serbe: Rishqyrtojeni vendimin për mospjesëmarrje në votimin për zëvendësimin e kryetarëve në veri
Foto: Laura Hasani

BE-ja Listës Serbe: Rishqyrtojeni vendimin për mospjesëmarrje në votimin për zëvendësimin e kryetarëve në veri

Aktuale April 09, 2024 - 14:37

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, ka bërë të ditur se nuk e mirëpresin vendimin e Listës Serbe nga pjesëmarrja në votimin për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Në një konferencë për media, Massrali sot ka theksuar se serbët e Kosovës duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të kandiduar për kryetarë të komunave në veri.

“Na vjen keq që Lista Serbe ka dashur të mos marrë pjesë në një planin e zgjedhjeve të 21 prillit në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bujës së tyre që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të vendit më parë”.

“Bëjmë thirrje që Lista Serbe ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e saj që e ka për të mos marrë pjesë, demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen”, ka thënë Massrali.

Massrali ka bërë thirrje po ashtu që serbët të përfshihen edhe në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë: "Vendimi i përfaqësuesve serbë në Kosovë për të inkurajuar serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë është për të ardhur keq”. /klankosova