Nëna e dëshmorit 19-vjeçar Shaban Hajzeri: Po presim drejtësi, por s’ka asgjë - gjaku është shkelur shumë

Nëna e dëshmorit 19-vjeçar Shaban Hajzeri: Po presim drejtësi, por s’ka asgjë - gjaku është shkelur shumë

Aktuale April 09, 2024 - 14:32

Kade Hajzeraj, nëna e dëshmorit Shaban Hajzeri, i cili kishte rënë dëshmor si 19-vjeçar, ka rrëfyer momentin kur e kishte kuptuar se djali i saj kishte rënë në Betejën e Kosharës, 25 vjet më parë.

Ajo tha se pavarësisht që kanë kaluar gjithë këto vite ende drejtësia nuk është vendosur për djalin e saj dhe 113 dëshmorët e tjerë që kishën dhënë jetën më më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”.

“Po presim drejtësi por nuk ka asgjë, atje jemi lartë as nuk kemi rrugë e asgjë hiç, as nuk e shtrojnë kurrë rrugën, sen nuk na ndihmojnë. Ky e ka dhënë jetën për këtë vend, për këtë shtet e kush nuk na bie pas hiq. Deri diku, qysh kemi menduar jo. Dashtë Zoti bëhet mirë. Gjaku i dëshmorit është shkelur shumë. Pa i bërë ende 19 vjet, i ri ka qenë 19 vjet, doli ashtu ja mori mendja. Doli me shok të vetë, tha ‘dua me shku, i them ma mos shko se je i ri tha jo e kam vendosur dua të shkoj, është e shkruar ashtu ka ardhur dhe ka dhënë jetën këtu”.

“E kemi marr pasi jemi kthyer se ne jemi dalë një here ne Mal të Zi kemi ndenjur disa ditë kur jemi kthyer ne kemi pritur se po vjen mendonim që ishte gjallë, ai nuk u kthye kurrë ma. Pasi u kthyem në Kosovë pastaj kemi dëgjuar se është i vrarë. Tani i kanë gjetur kufomat e i kanë varrosur këtu”, ka thënë ajo. /eo