Krake: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE

Krake: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE

Aktuale April 08, 2024 - 18:59

Profesori i shkencave politike në Francë, Nezir Krake foli rreth takimit të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij serb, Aleksandar Vuçiqit.

Ai tha se në Francë u diskutua për dy pika, ku sipas Krakes do të thotë se pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë integrim të kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.

“Pallati i Lizes tregoi sot dy pikat, dy asket. E para është që Franca me e rikonfrimuar mbështetjen e saj dhe shpresën e saj për një Serbi evropiane dhe të integruar. E dyta ishte normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, ku u tha aty që do të bëhet e qartë do të përsëritet në mbështetje me Serbinë”, tha Krake.

“Më thjesht do të thotë, pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE”.

“Kjo është shumë e mirë dhe shumë pozitive, por shpresoj që Franca të insistojë më shumë”./klankosova