Osmani pret një delegacion të komunitetit rom: Ata janë një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë

Osmani pret një delegacion të komunitetit rom: Ata janë një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë

Aktuale April 08, 2024 - 18:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Erxhan Galushi.

Osmani uroi Ditën e Romëve, duke përmendur edhe kontributin që ata kanë dhënë si komunitet për Kosovën, raporton Zeri.info.

“Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, e të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë.

Bahtalo 8 Aprili - Lumiako Dive e Romengo

Urime 8 Prillin - Ditën Botërore të Romëve”, thuhet në njoftim./Zëri