Haradinaj-Stublla takoi shefin e inteligjencës së Ukrainës, Shala kërkon nga Prokuroria t’i nisë hetimet
Foto:

Haradinaj-Stublla takoi shefin e inteligjencës së Ukrainës, Shala kërkon nga Prokuroria t’i nisë hetimet

Aktuale April 08, 2024 - 08:32

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë një vizite në Ukrainë, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

E për një takim të tillë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Dirzan Shala, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nisë hetimet.

Shala në një postim në Facebook ka shkruar se si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës të takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës.

Ai ka thënë se nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale duhet të nis hetimet!

Si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës (në atë kohe në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës) takon dhe viziton shefin e inteligjencës së Ukrainës?

Pra pyetjet

1. Kush e autorizoi një ish-zyrtar shtetëror të takohet me shefin e Inteligjencës së një shteti tjetër me të cilin nuk kemi marrëdhënie shtetërore (ai nuk na njeh)?

2. Çfarë është biseduar me kreun e Inteligjencës në atë vend?

3. A e ka njoftuar ish-zyrtari i shtetit të Kosovës mekanizmin e sigurisë në Republikën e Kosovës (AKI) për një takim të tillë?

4. A është cenuar interesi i Kosovës me këtë takim?

Nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit!