25-vjetori i dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, homazh në qendrën memoriale “Bllaca ’99”
Foto: Laura Hasani

25-vjetori i dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, homazh në qendrën memoriale “Bllaca ’99”

Aktuale April 08, 2024 - 08:29

Në 25-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup do të organizojë homazh.

Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Njashtu, të pranishëm pritet të jenë edhe drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, drejtoresha e institutit të historisë “Ali Hadri” Prishtinë dhe kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Homazhi do të mbahet në qendrën memoriale “Bllaca ’99” në Hanin e Elezit.