Kurti në Bukuresht kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Foto: Facebook

Kurti në Bukuresht kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale April 07, 2024 - 20:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë ai e ka bërë gjatë pjesëmarrjes gjatë qëndrimit në Bukuresht në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.

“Të gjithë të pranishmit, i ftova që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare”, ka shkruar Kurti.

Ndër të pranishmit në këtë konferencë ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, komisioneri Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për president të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, kryetari i PES-it dhe ish-kryeministrit të Suedisë Stefan Lofven, zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, kryetarja e grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Perez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it.

Ai ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrës në pritjen e kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.

Kurti është takuar edhe ambasadoren e Shqipërisë në Rumani.