Ujësjellësi “Prishtina”: Palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat
Aktuale
April 06, 2024 - 13:04
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, thotë se palë të treta po dëmtojnë gypat e ujësjellësit, duke punuar.
Sipas kësaj kompanie, kjo është një dukuri pothuajse e përditshme.
“Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal”, thuhet në postimin e KRU-së në Facebook.
“Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, thuhet gjithashtu në njoftim.