Islami:BE-ja e SHBA-ja ta ndëshkojnë Serbinë për destruktivitetin ndaj Kosovës

Islami:BE-ja e SHBA-ja ta ndëshkojnë Serbinë për destruktivitetin ndaj Kosovës

Aktuale April 05, 2024 - 19:29

“Bashkimi Evropian ende nuk po konsideron se Serbia ka shkelur Marrëveshjen me Kosovën edhe pas lobimit për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”. Kështu deklaroi  profesori Avni Islami.

Ai tha se BE është duke përkëdhelur Serbinë, teksa shtoi se është koha dhe moment që BE dhe SHBA ta ndëshkojnë atë për destruktivitetin e saj ndaj Kosovës, sepse shtoi ai, ky regjim njeh gjuhën e forcës dhe nuk është e interesuar që në fund të arrihet pajtimi në mes të dy shteteve dhe dy popujve, e cila arrihet duke njohur shtetësinë e Kosovës.

“Serbia nuk është e interesuar t’i rregullojë raportet mes Kosovës e Serbisë. Ajo është e interesuar që ta aneksojë veriun e Kosovës,”, tha Islami.

Ai, lidhur me këtë ide, shtoi se Serbia është e gatshme t’i sakrifikojë edhe serbët lokalë për ta arritur qëllimin e  saj.

Islami, tutje, shtoi se pavarësisht angazhimit të Serbisë për ta penguar anëtarësimin në KiE, Kosova do të jetë anëtare e KiE-së, sepse shtetet anëtare në këtë organizatë janë të vendosura për ta pranuar Kosovën si anëtare të barabartë./rtk