Krasniqi i reagon Stanos: Kur Serbia shkel marrëveshjet, BE-ja s’reagon, kurse për Kosovën jep komente specifike
Foto: Laura Hasani

Krasniqi i reagon Stanos: Kur Serbia shkel marrëveshjet, BE-ja s’reagon, kurse për Kosovën jep komente specifike

Aktuale April 05, 2024 - 18:26

Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

E për këtë çështje ka hezituar të flasë zëdhënësi i BE-së, Petar Stano, raporton Zeri.info.

Ndaj kësaj sjelljeje të Stanos reagoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se BE-ja ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për Serbinë.

Krasniqi tha se megjithëse kjo është shkelje e marrëveshjes së Ohrit nuk i bën përshtypje BE-së, kurse kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja jep komente specifike madje edhe për shpronësime e gjëra të imëta.

“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?”, shkroi ai në Twitter. /Zëri