Osmani pret në takim lamtumirës drejtoreshën e UNICEF-it për Kosovë, diskutohet për vazhdimin e bashkëpunimit

Osmani pret në takim lamtumirës drejtoreshën e UNICEF-it për Kosovë, diskutohet për vazhdimin e bashkëpunimit

Aktuale April 05, 2024 - 18:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës drejtoreshën e UNICEF-it për Kosovë, Nona Zicherman.

Osmani e falënderoi Zichermanin për kontributin dhe angazhimin e deritanishëm, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj në këtë takim u diskuta edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in, në sferën e të drejtave të fëmijëve, siç është edukimi i hershëm i fëmijëve, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritja e cilësisë në arsim, si dhe sigurimi i barazisë gjinore.

Po ashtu, presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e qasjes së fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.

Ndërkaq Zicherman falënderoi Osmani për mbështetjen, duke uruar që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe nga pasardhësi i saj në këtë pozitë. /Zëri