Shala: Vizita e Sveçlës e Haxhiut te vila e Radoiçiqit nuk ishte e nevojshme, s’duhet të politizohet

Shala: Vizita e Sveçlës e Haxhiut te vila e Radoiçiqit nuk ishte e nevojshme, s’duhet të politizohet

Aktuale April 05, 2024 - 17:45

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka thënë se vizita e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu tek vila e Radoiçiqit e cila u sekuestrua sot nga policia e Kosovës nuk ishte e nevojshme.

Shala ka thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet pasi puna e madhe është kryer nga prokuroria e gjykata dhe se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës nuk do mund të afrohej atje pa vendimin e gjykatës.

“Nuk ka pasë nevojë Haxhiu të shkojë atje, prokuroria e gjykata e kanë kryer punën, agjencia nuk do ishte afruar atje pa vendimin e gjykatës, mirë që kanë shkuar, por nuk duhet të politizohet kjo cështje”, ka deklaruar Shala./dukagjini