Morina: Villa e Radoiçiqit u përdor për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet të ketë ende hulumtime

Morina: Villa e Radoiçiqit u përdor për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet të ketë ende hulumtime

Aktuale April 05, 2024 - 17:34

Ish-nënkoloneli i policisë, Refki Morina ka përgëzuar institucionet në Kosovë që sot kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.

Morina ka thënë se villa e Radojçiqit dhe lokalet e tij janë përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën duke kërkuar të bëhen ende hulumtime pasi siç thotë ai nuk mund të përjashtohet mundësia se mund të ketë armatime të fshehura.

“I përgëzoj institucionet që kanë kontribuar në këtë aksion për sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave të Radojçiqit, në vazhdën e hetimeve në grumbullimin e fakteve, është edhe sekuestrimi i pasurisë, ajo nuk është vetëm villë, është më shumë se villë ku dyshohet se janë trafikuar armë, drogë njerëz, daljen që e ka në ujë, e ka në Serbi, është përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet ende të hulumtohet se mund të ketë armatime të fshehura”, ka thënë Morina./dukagjini