Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, temë e takimit të Kamberit e Lajçakut

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, temë e takimit të Kamberit e Lajçakut

Aktuale April 05, 2024 - 16:36

Deputeti shqiptar i Kuvendit në Serbi, Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kamberi ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës përmes pasivizimit të adresave, mosnjohjes së diplomave etj, raporton Zeri.info.

“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”, shkroi Kamberi në platformën X. /Zëri