Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në Kuvend, opozita kërkon shtyrjen e seancës

Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në Kuvend, opozita kërkon shtyrjen e seancës

Aktuale April 05, 2024 - 11:34

Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën parlamentare ka bërë që opozita të kërkojë shtyrjen e saj. Në rend dite janë pyetjet parlamentare.

Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve. Ndërsa prezent nga ministrat është vetëm ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Disa deputet të LDK-së e lëshuan edhe sallën si shkak i mospjesëmarrjes së mazhorancës. /EO