Hoti kritikon Kurtin: Borrelli dhe Lajçaku zgjeruan kompetencat e Asociacionit në nivel autonomie për serbët e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Hoti kritikon Kurtin: Borrelli dhe Lajçaku zgjeruan kompetencat e Asociacionit në nivel autonomie për serbët e Kosovës

Aktuale April 05, 2024 - 11:22

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka dështuar në dialog me shtetin serb.

Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se me dy ndërmjetësuesit për dialog, Josep Borrel dhe Mirolsav Lajçak, kompetencat e Asociacionit janë zgjedhuar në nivel autonomie për serbët në Kosovë.

2. Zonja Mogerini arriti marrëveshjen e vitit 2015 për parimet e themelimit të Asociacionit, por kryeministri Mustafa u sigurua që kompetencat e Asociacionit të jenë në përputhje me Kushtetutën, duke marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese para se statuti i Asociacionit të fuqizohej;

3. Ndërsa, Borrelli dhe Lajçaku, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, arritën që kompetencat e asociacionit t’i zgjerojnë në nivel autonomie-“vetëmenaxhimi” për serbët e Kosovës, si dhe formalisht i dorëzuar Qeverisë së Kosovës draft statutin e asociacionit, i cili i referohet Rezolutës 1244, i zyrtarizon strukturat paralele në arsim e shëndetësi për disa vite, vendos arbitrazhin mbi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës etj.”, shkruan Hoti.

Mes të tjerash, Hoti thotë se Qeveria nuk ka dëgjuar as aleatët kryesorë.

“Për fatin e keq të Kosovës, mungesa e vetëdijes dhe përvojës shtetërore nga Qeveria e Kosovës, duke mos u dhënë hapësirë në këtë proces ekspertëve, duke mos dëgjuar këshillat e aleatit kryesor, duke mos ofruar transparencë të procesit për opozitën për të marrë me kohë vërejtjet dhe sugjerimet, i dhanë të mbrapshtën dialogut”.

Sipas Hotit, mbështetja nga aleatët për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e ulët se tani.

“Kjo sigurisht nuk mundëson asnjë lloj marrëveshje të mirë për Kosovën në dialog apo në çfarëdo procesi euro-integrues. Si rezultat, dialogu është zhvendosur nga një proces “me njohjen në qendër” që mbështetej nga letrat e liderëve kryesorë perëndimorë, në një proces “me asociacionin në qendër e i orientuar në menaxhimin e krizave”.

Për fatin e keq të Kosovës, derisa në qeveritë paraprake integrimi i Kosovës ka qenë i përcaktuar nga reformat e Kosovës të parapara nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e qeverisë “Mustafa”, tani obligimet e Kosovës nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit janë vendosur si kritere në procesin e integrimit evropian të Kosovës”, ka potencuar ai.

Hoti shkruan se “për fatin e keq të Kosovës, tani është krijuar një status quo e re në dialog”.

“Qeveritë e ardhshme duhet të përballen me pasojat, të kthejnë mbështetjen nga aleatët dhe të rinisin dialogun për njohje”.