Vendimi i Kushtetueses për kompensim të rrymës në veri, ZRRE-ja mbledhje të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Vendimi i Kushtetueses për kompensim të rrymës në veri, ZRRE-ja mbledhje të jashtëzakonshme

Aktuale April 05, 2024 - 10:46

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike [ZRRE] do të mblidhet sot në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje do të jetë vetëm një pikë në rend të ditës: Implementimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 11.03.2024 ka vërtetuar vendimet të cilat obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) t’i kompensojë qytetarët, të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës. /Zëri