Kurti në familjen e Vasfije Krasniqit: Ia shpreha sërish mirënjohjen për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës
Foto: Facebook

Kurti në familjen e Vasfije Krasniqit: Ia shpreha sërish mirënjohjen për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës

Aktuale April 04, 2024 - 23:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehet se është kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kalojë në familjen e Vasfije Krasniqi-Goodman.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka publikuar fotografi së bashku me me Vasfijen dhe familjen e saj, duke shkruar se Vasfijes ia shprehu sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

“Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, shkroi mes tjerash kryeministri i vendit, Albin Kurti.