Canaj: Shtetet partnere të Kosovës s’po i besojnë më kryeministrit Kurti
Foto:Laura Hasani

Canaj: Shtetet partnere të Kosovës s’po i besojnë më kryeministrit Kurti

Aktuale April 04, 2024 - 22:35

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka folur rreth vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, dhe se çfarë po bartin pas vetes ato vendime.

Ai shton se tani shtetet partnere të Kosovës nuk po kanë më besim në kryeministrin tonë, e këtë po e pëson edhe vet Kurti.

“Kur ka deklarata kundërthënëse nga të gjithë eksponentët atëherë ne dikujt si qytetarë të kësaj republike duhet t’i besojmë, te dikush duhet të bazohemi pasi që ata e kanë drejtimin e këtij shteti”, tha Canaj në Klan Kosova.

“Pas zotimeve në Ohër dhe pas bisedimeve në Bruksel pas një kohë të gjatë, ne tani gjendemi para një akti të kryer, kemi edhe deklarime, sikur ai i Escobarit që faktikisht la të kuptohet që iniciativa apo mendimin e Asociacionit mund të merret edhe si kusht për Këshillë të Evropës. Pra edhe vet qeveria është para një situate, nuk e di a është e menduar nga ata apo ajo, nuk e di a e kanë menduar që të ketë marrje kohe, është vështirë edhe të thuhet se a do të ketë apo jo”.

“E kam përshtypjen që tanimë qeveritë, po flasë për qeveritë partnere, të shteteve partnere të Kosovës, e kanë humbur besimin te kryeministri, nuk e shohin më si partner të besueshëm, dhe kryeministri tani e ka shumë të vështirë që të rindërtojë besim”.