Gashi: Kurti gjithmonë prodhon tensione të larta para se t’i lëshojë pe Serbisë
Foto: Laura Hasani

Gashi: Kurti gjithmonë prodhon tensione të larta para se t’i lëshojë pe Serbisë

Aktuale April 04, 2024 - 22:13

Kryetari i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti në raport me veriun “gjithmonë ka qenë një tensionim para një lëshimi”.

“Ajo që është vërejt në këto tri vitet e qeverisjes së z.Kurti në raport me situatën në Veri ka qenë gjithmonë një tensionim para një lëshimi. Pra, gjithmonë është krijuar një situatë e tensionuar pastaj është bërë një lëshim duke filluar me targat, dokumentet, krizën me energjinë, marrëveshjen e Brukselit pastaj marrëveshja e Ohrit. Regjistrimi i pronës së Kishës Ortodokse, tashmë Marrëveshja për çështjen e përdorimit të valutës dhe po ashtu marrëveshja për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri”.

“Pra janë lëvizje tensionim për të shtensionuar dhe lëvizje që kërkojnë të krijojnë një simpati momentale popullore për të bërë një lëshim”, tha ai në T7.