Komandanti i KFOR-it takon emisarin britanik, flasin për sigurinë në Kosovë
Foto: Facebook

Komandanti i KFOR-it takon emisarin britanik, flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale April 04, 2024 - 21:57

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit KFOR-it të publikuar në Facebook, ata shkëmbyen mendime mbi trendet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe angazhimin e përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në rajon.