MPJD: Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit
Foto: Laura Hasani

MPJD: Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit

Aktuale April 04, 2024 - 21:51

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, me anë të një postimi në platformën X shkroi se 75-vjetori i NATO-s qëndron si testament i solidaritetit dhe forcës së vlerave të përbashkëta.

“Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit. Teksa festojmë këtë përvjetor, ne ripërtërijmë angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe për t’iu bashkuar aleancës”, thuhet tutje në postim.