Aliu në Samitin me ministrat e Transportit BE-Ballkani Perëndimor, i ftuar nga Presidenca belge
Aktuale
April 04, 2024 - 19:38
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton për pjesëmarrje në samitin “Connecting Europe Days”, për forcimin e lidhjeve të transportit hekurudhor dhe rrugor në kontekstin e ri gjeopolitik në rajon dhe Evropë.
Aiu thekson se ky samit ka të bëjë “për projektet e transportit në zhvillim, planet për të ardhmen në përputhje me agjendën e gjelbër, e në veçanti edhe për mbështetjën financiare nga BE për Kosovën”.
Ai thotë se aty u pritën nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Mobilitetit në Qeverinë Belge, Georges Gilkinet.