Bahtiri: Situata në veri është krejt e ndryshme me Kurtin
Foto: Laura Hasani

Bahtiri: Situata në veri është krejt e ndryshme me Kurtin

Aktuale April 04, 2024 - 18:56

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në komunat veriore.

Bahtiri, po vlerëson se veriu ka ndryshuar krejtësisht me ardhjen si kryeministër të Albin Kurtit.

“Veriu ka ndryshuar krejtësisht, sepse ne e dimë shumë se fitorja është bindshëm e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Bahtiri.

“Si kryeministër dëshiron që të viziton të gjithë pjesët apo tokën e Republikës së Kosovës, e cila më parë ka qenë vështirë të komunikohet e jo të shkelet ajo pjesë prej një kryeministri të vendit, është një gjë që ka ndodhur diçka e mirë që 25 vite në veri, dhe punët të mira që janë bërë në veri janë për t’u përshëndetur prej qytetarëve pa dallim prej cilës partie apo cilit nacionalitet i përket”. /klankosova