S’ka kuorum, sërish dështojnë marrëveshjet ndërkombëtare
Aktuale
April 04, 2024 - 18:17
Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e sotme ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit.
Pasi në sallën plenare nuk ishin të pranishëm 81 deputetë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim.
Në anën tjetër, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për Gjykatën Administrative, ndërsa nuk pati kuorum në vendimmarrje për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca mbylli punimet e seancës plenare, derisa tha se njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.