Kurti: NATO-ja aleancë e palëkundur kushtuar mbrojtjes kolektive
Aktuale
April 04, 2024 - 18:07
NATO sot shënon 75 vjetorin e saj të themelimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot shënohet 75 vjetori i NATO-s, një aleancë e palëkundur kushtuar mbrojtjes kolektive, promovimit të paqes dhe mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë.
“Ajo që filloi me 12 anëtarë themelues është rritur në një aleancë prej 32, të bashkuar në qëllim dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta”, shkroi ai në ‘X’.
Today marks the 75th anniversary of @NATO, a steadfast alliance dedicated to collective defense, peace promotion, and safeguarding freedom and democracy. What began w/ 12 founding members has grown into an alliance of 32, united in purpose and commitment to shared values. pic.twitter.com/C5zezvUObO
— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2024