Kjo është lista e pasurisë multimilionëshe e Radoiçiqit që u konfiskua dhe sekuestrua

Kjo është lista e pasurisë multimilionëshe e Radoiçiqit që u konfiskua dhe sekuestrua

Aktuale April 04, 2024 - 18:00
Ministrja Haxhiu publikon listën e gjatë të aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të Radoiçiqit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Millan Radoiçiq.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se prijësit të sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq, i është konfiskuar pasuria multimilionëshe.

Në listën e publikuar, figurojnë më shumë se 30 vetura, ekskavator, autoblinda të modifikuar, motorë me katër rrotë, një vilë, banesë, anije e një lokal.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit”, ka shkruar ministrja Haxhiu në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, Radoiçiqi është bërë milioner nëpërmjet krimit, terrorit dhe varfërimit.

“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, ka shtuar ajo. /Zëri