MPJD: Vajza nga Kosova që u plagos në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore

MPJD: Vajza nga Kosova që u plagos në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore

Aktuale April 04, 2024 - 16:46

Vajza nga Kosova e cila ishte plagosur dy ditë më parë nga një sulm me armë zjarri në një sulm në një shkollë në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila tha se gjendja jo e mirë shëndetësore është konfirmuar edhe nga autoritetet përkatëse nga shteti i Finlandës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës në Stokholm ka kontaktuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarin e ngushtë të familjes së vajzës së plagosur dhe sipas informatave të fundit të pranuara nga anëtari i ngushtë i familjes ajo është në gjendje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Klankosova.tv.

Të martën e 2 prillit një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe vajza nga Kosova.