Kompania “Ecolog” vazhdon traditën, shpërndan kuponë për familjet në nevojë në prag të Fitër Bajramit

Kompania “Ecolog” vazhdon traditën, shpërndan kuponë për familjet në nevojë në prag të Fitër Bajramit

Aktuale April 04, 2024 - 13:55

Kompania “Ecolog” e filantropit të njohur shqiptar Lazim Destani ka vazhduar edhe këtë vit traditën për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të Fitër Bajramit.

Filantropi Destani ka njoftuar se me këtë rast është bërë shpërndarja e mijëra kuponëve me vlerë për familjet në nevojë.

Kjo është kthyer tashmë në një traditë për kompaninë “Ecolog”, shkruan Zeri.info.

Destani uroi që në këtë muaj solidariteti të bëhet vlerë e pandashme e gjithsecilit.

“Në këtë Muaj të Shenjtë, kur solidariteti shprehet më shumë se kurrë, dua të falënderoj ekipin e kompanisë sonë ‘Ecolog’, që, si tradicionalisht edhe kësaj here, organizoi shpërndarjen e mijëra kuponëve me vlerë për qindra familje në nevojë.

Le të jetë solidariteti vlerë e pandashme në emër të unitetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri