Gazetarja që u sulmua dje: Sulmi zgjati mbi një orë dhe jam e shqetësuar për foshnjën time

Gazetarja që u sulmua dje: Sulmi zgjati mbi një orë dhe jam e shqetësuar për foshnjën time

Aktuale April 04, 2024 - 13:43

Gazetaret Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha u sulmuan ditën e djeshme nga një çift në “Rrugën C” në kryeqytet.

Gazetarja Lendita Berisha, në një prononcim për media, ka treguar se si ndodhi ngjarja në të vërtetë, raporton Zeri.info.

Ajo ka thënë se në video shihen vetëm 4-5 minuta, kurse në fakt sulmi ka zgjatur mbi një orë, me gjithë përpjekjet e tyre për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja Berisha ka akuzuar edhe Policinë për neglizhencë, duke thënë se janë vonuar për më shumë se 40 minuta.

“Frika ime në ato momente ka qenë jo për veten, por për foshnjën time dhe shpresoj që foshnjës sime të mos i ndodhë asgjë e keqe”, u shpreh ajo e emocionuar. /Zëri