Një pjesë e kryeqytetit s’ka rrymë, KEDS-i me sqarim
Foto: Laura Hasani

Një pjesë e kryeqytetit s’ka rrymë, KEDS-i me sqarim

Aktuale April 04, 2024 - 13:31

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka dhënë detaje të reja lidhur me mungesën e energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit, pasi është djegur një trafo.

KEDS-i njofton se janë angazhuar dhjetëra punëtorë për ta bërë të mundur rifunksionalizimin e kësaj trafoje, raporton Zeri.info.

“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftim. /Zëri