Osmani takohet me Peachin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe situatën e sigurisë

Osmani takohet me Peachin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe situatën e sigurisë

Aktuale April 04, 2024 - 12:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zhvillimet e fundit në vend e rajon dhe mbi sfidat e sigurisë, raporton Zeri.info.

“Në temën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Osmani po ashtu gjatë këtij takim me Peachin diskutuan edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit.

“Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presindencës. /Zëri