LDK-ja kërkon formimin e komisionit hetimor për subvencionimin e librave
Foto: Laura Hasani

LDK-ja kërkon formimin e komisionit hetimor për subvencionimin e librave

Aktuale April 04, 2024 - 12:41

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar formimin e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi, sot para deputetëve në Kuvend tha se nëse pamundësohet formimi i këtij komisioni, sipas saj, ata do të kërkojnë nga Prokuroria nisjen e hetimit të këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

“Ne kërkojmë pa dyshim pa asnjë zhurmë formimin e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore. Nëse ju nuk e pranoni që ky komision të formohet, kjo do të thotë se ju keni gabuar, ju keni shkelur ligjin, siç e keni shkelur edhe Kushtetutën më parë”.

“Nëse sot e pamundësoni formimin e komisionit hetimor, ne publikisht i bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë e të hetojë tërë këtë proces”, është shprehur ajo.