Maqedonci e Peachi flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Maqedonci e Peachi flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale April 04, 2024 - 12:25

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata e sigurisë në vend e rajon, si dhe për zhvillimin e FSK-së, raporton Zeri.info.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ia ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë.

Theksova se jemi të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE”, shkroi Maqedonci në Facebook. /Zëri