LDK-ja thotë se do të vazhdojë ta vërë në pah të vërtetën mbi manipulimet e Qeverisë
Foto: Laura Hasani

LDK-ja thotë se do të vazhdojë ta vërë në pah të vërtetën mbi manipulimet e Qeverisë

Aktuale April 04, 2024 - 12:05

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë aktuale për propagandë, duke bërë të ditur se ka nisur ciklin për ekspozimin e këtyre propagandave.

Sipas LDK-së, investimet kapitale përgjatë tre vjetëve të kaluar janë në nivelin më të ulët historik e nuk janë siç pretendon Qeveria, raporton Zeri.info.

“Investimet kapitale përgjatë tre vjetëve të kaluar janë në nivelin më ulët historik, sepse në mesatare, gjatë tre vjetëve, të dhënat tregojnë se vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendrore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%, ngjashëm sikurse në këto tre vjet të kësaj qeverie, përqindja është e njëjtë.

Për krahasim, në vitin 2023 investimet qendrore ishin 348 milionë euro, njëjtë siç ishin në vitin 2017, kur buxheti ishte 1.8 miliard euro, e jo me 2.8 miliardë sa ishte në vitin 2023”, thuhet ndër të tjera.

LDK-ja thotë se Qeveria s’mund t’ia atribuojë meritat vetes duke marrë investimet e komunave si të vetat. /Zëri