Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin

Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin

Aktuale April 04, 2024 - 10:27

Në Bruksel ka nisur takimi midis të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Takimi ka nisur pak pas orës 09:00, pas një të delegacionit serb me Lajçakun, raporton Euronews.rs, transmeton KlanKosova.tv.

Tema qendrore e këtij raundi të bisedimeve është Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që përfshin ndalimin e përdorimit të dinarit në territorin e Republikës së Kosovës.

Në Bruksel është duke qëndruar edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, për të zhvilluar bisedime për të njëjtën temë.