Kurti takon emisarin britanik Stuart Peach, flasin për zhvillimet në vend
Foto: Arkiv

Kurti takon emisarin britanik Stuart Peach, flasin për zhvillimet në vend

Aktuale April 04, 2024 - 09:53

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili ndodhet për vizitë në Prishtinë.

Lajmi për RTK-Radio është konfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në takim janë diskutuar zhvillimet aktuale në Kosovë.

Edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar takimin e kryeministrit Kurti me emisarin britanik.