Lajçaku fatkeqësi për dialogun, thotë eurodeputeti Butikofer
Foto: Laura Hasani

Lajçaku fatkeqësi për dialogun, thotë eurodeputeti Butikofer

Aktuale April 04, 2024 - 09:04

Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me punën disavjeçare të Miroslav Lajçakut si ndërmjetës i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi.

Butikoferi ka thënë se Lajçaku ka qenë një fatkeqësi, raporton Zeri.info.

“Lajçaku ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar ai në Twitter, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane.

Ai më tej u shpreh se shpreson që të njëjtën gjë nuk do ta bëjë edhe në marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së, pasi ai do të jetë ambasador atje.

“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”, vijon shkrimi i tij. /Zëri