Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

Aktuale April 03, 2024 - 23:25

Shtëpia e avokatit Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë e tij ishte vrarë nga forcat serbe, është plaçkitur mbrëmjen e sotme.

Kështu ka bërë të ditur mbesa e tij, Elena Kelmendi.

“Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepruar këta dëshmorë u thy e u vjedh prej njerëzve të poshtër e të pashpirt”, ka shkruar ajo.

Avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, ishin marrë nga shtëpia e tyre dhe ishin ekzekutuar rrugës për Fushë-Kosovë.

Image