Grubi për koalicionin e “pamundur” ndërmjet Ahmetit, Thaçit e Selës: Vendosëm ta shtrijmë dorën e pajtimit për shkak të rreziqeve
Foto: Laura Hasani

Grubi për koalicionin e “pamundur” ndërmjet Ahmetit, Thaçit e Selës: Vendosëm ta shtrijmë dorën e pajtimit për shkak të rreziqeve

Aktuale April 03, 2024 - 23:02

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga BDI-ja ka folur për rreziqet e ndikimit ruso-serb në Maqedoni të Veriut.

Mbi këto rreziqe, ai thotë se Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e Ziadin Sela ia kanë shtrirë dorën njëri tjetrit.

“Tash kur po na kanoset një rrezik për të cilin fola më herët, ruso-shllavo-ortodokso ndikues në Maqedoni do të ishte tjetërsim të kësaj shoqërie, të këtij vendi. Vendosëm që ta shtrijmë dorën e pajtimit, dorën e besëlidhjes me njëri tjetrit. Për arsyeje se po na kanoset një rrezik shumë më i madh sesa karrierat tona politike”, ka thënë ai në T7.