Krasniqi: PDK-ja nis misionin mobilizues për të ardhmen e vendit
Foto: Facebook

Krasniqi: PDK-ja nis misionin mobilizues për të ardhmen e vendit

Aktuale April 03, 2024 - 20:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK nga sot ka nisur misionin e saj mobilizues për siç thotë ai një të ardhme më të sigurt për vendin.

Krasniqi thekson se sfidat politike, diplomatike dhe ekonomike të shtetit dhe qytetarëve, janë tejet shqetësuese.

“Me kryesinë e re të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në mbledhjen e parë së bashku në këtë përbërje, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve tanë, janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më.

Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision.

Prandaj, nga sot, PDK me të gjithë kapacitetet e saj, anë e kënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun kryeministër–do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore!”, ka shkruar ai në Facebook.